Ngolo Kante, mesfushori 27-vjeçar, është futbollisti i momentit te Franca pas fitimit të Botërorit.

Për shtatshkurtrin që aktivizohet te Chelsea shokët e kombëtares kanë thurur një këngë, duke marrë shkas nga tipi i tij tepër i rezervuar.

“N’golo Kante! Është i vogël, është i mirë, ka ndalur Lionel Messi-n, por të gjithë e dimë se është mashtrues,”-këndon Pogba me shokë sa herë iu jepet mundësia.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe dje kur gjelat u kthyen në Paris për të festuar me tifozët fitimin e trofeut.

Këtë ka bërë edhe Matuidi, duke përfituar nga prezenca e Kante në një video ‘live’ në ‘instagram’. “N’Golo Kante, është i vogël por ka ndalur Lionel Messi-n,”-këndon mesfushori i Juves.

Por siç dihet tashmë, edhe në këtë rast Kante ka treguar se ai është shumë modest. Menjëherë pas Matuidit mesfushori energjetik ka shtuar: “Jo, jo, jo,-ne e bëmë atë të gjithë së bashku si skuadër (i referohet Messi-t).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb