Pogradeci dhe Besa do të përballen në finalen e Play Off të Kategorisë së Parë.Skuadra nga Pogradeci fitoi 0-1 ndaj Burrelit. Vendimtar në këtë takim rezultoi goli i Krasniqit, i realizuar në pjesën e parë.

Barazimi 1-1 i Besës me Apoloninë i jep kualifikimin ekipit nga Kavaja, për shkak të pozicionimit më të mirë gjatë kampionatit të rregullt. Sa i takon sfidës, fierakët shënuan të parët me Maksutin në minutën e 75-të, ndërsa u kundërpërgjigj Nurudeen 10 minuta më pas.

Fituesi i çiftit Besa-Pogradeci do të përballet më pas me vendin e tetë të elitës, ndeshja nga e cila do mësohet edhe skuadra që do luajë në Superiore sezonin e ardhshëm.


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb