Napoli vijon të vajtoj mbretin e tyre, çdo gjë në qytet lidhet me kujtimet e Diego Armando Maradona, çdo moment, çdo gol, çdo detaj shkon për ish legjendën e klubit, ish legjendën e futbollit botëror, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. “San Paolo” nderon sërish Diegon ndërsa ekipi i Gattuso dhuron në fushë një shfaqe fantastike, një fitore me “poker” golash përballë Romës.

Verdhekuqtë ishin në një mbrëmje të errët, një ekip i shpërfytyruar, i keq vendos në fushë pa dëshirë për të reaguar. Napolitanët kaluan në avantazh në minutën e 31-të falë një perle të Insigne nga goditja e dënimit.

Trajneri Fonseca humbi Mancini dhe Veretout, për shkak dëmtimesh, ndërsa në minutën e 64-ët Fabian Ruiz dyfishoj shifrat. Mertens në të 81-tën dhe Politano në të 86-tën shënuan dhe dy herë të tjera duke kompletuar “pokerin” e Napolit.

COVID-19 vijon të mbaj të mbërthyer dy lojtarët e Kombëtares, Hysaj dhe Kumbulla nuk ishin të grumbulluar as për këtë takim pasi rezultuan pozitiv edhe në testet e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb