Serie A ka nisur menjëherë me polemika. Shkak është bërë penalltia e fituar nga Milani në minutën e 11-të ndaj Udineses, pas pengimit në zonë ndaj Calabrias. Për arbitrin Marinelli gjithçka është e rregullt, por pas disa sekondash merr një sinjal nga VAR për rishikim rasti. Më pas, akordohet 11-metërsh dhe shndërrohet në gol nga Theo. Pas 90 minutëshit që kampionët e Italisë fituan 4-2, drejtori i zonës teknike të Udineses, Pierpaolo Marino nuk është përmbajtur në një intervistë për DAZN.

“Më shumë se i zemëruar, jam i tërbuar, në realitet kam luajtur shumë vite futboll duke vuajtur me skuadra të vogla dhe të mesme, por sot ende shoh se ka disa udhëzime që duhet të shpërfillen.Ndërhyrja e Mazzolenit në VAR ishte jashtë logjike, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Penalitetet nuk duhet të jenë me interes për VAR-in, është një episod që ndryshon lojën.

Këto vendime bënë që loja të merrte një kthesë tjetër pas fillimit tonë të mrekullueshëm, shpresoj vërtet që të ketë sqarime adekuate!

Lojtarët pastaj çfarë duhet të bëjnë? Nuk e kuptoj Mazzolenin se çfarë duhej të ndërhynte. Le të vendosim VAR për të gjitha episodet, nuk e kuptoj. Në këtë rast VAR nuk ndihmon por shqetëson arbitrin, Udinese pa nervozizmin e krijuar nga ai vendim ka ndryshuar lojën. Do te kishim qenë me te qetë” – Tha ai.

 

 

 

5t

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: