TIRANË- Policët e Rrugores kanë vijuar aksionin e tyre për ndalimin e drejtuesve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke nisur që nga vendosja e rripit të sigurimit e deri tek konsumimi i alkoolit.

Nëse deri tani është menduar se të huajt bëjnë përjashtim nga rregulli, ky mit bie pasi mbrëmë policia ka arrestuar një shtetas të huaj, anglez ose amerikan pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Pasi rezulton në të dyja testet i dehur, i huaji prangoset dhe dërgohet në stacionin e Policisë.

DIALOGU
Polici 1: Testi i parë që kemi kryer është 0.87 mlg/litër që do të thotë se është një nivel shumë i lartë i testit të alkoolit. Duhet të bëjmë një test të dytë
Qytetari: S’ka problem
Polici 1: …Për të parë nëse jeni nën ndikimin e alkoolit për të drejtuar makinën ose jo.
Qytetari: S’ka problem!
Polici 1: Më falni, mund të bëni tjetrin.
Qytetari: Sigurisht!
Polici 1: Faleminderit!
Polici 1: 1,2,3,4,5 perfekt faleminderit!
Polici 2: 0.88 mlg/litër tani
Polici 2: Është në rritje.
Polici 1: Në këto momente me të dyja testet që kemi bërë, duhet t’ju shoqërojmë në stacionin e policisë.
Polici 1: Do t’ju mundësojmë edhe një përkthyes.


POLICIA RRUGORE GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, nga këta:
-2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,
-2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.

Po në këtë kuadër janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat:
-6 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
-21 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.
-8 për semafor e shkelje të tjera.

Janë vendosur 177 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
-243 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.
-Janë vendosur 44 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
-46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
-Si dhe 1.112 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: