Ky është vendi ku u gjet e djegur makina tip “Toyota” në Thumanë, e që dyshohet se i përket autorit/ve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë. Policia, në njoftimin e saj zyrtar, bëri me dije se targat e këtij mjeti rezultonin të vjedhura në kryeqytet.

Sakaq, vlen të përmendet se viktimë nga atentati mafioz, mbetën Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, të dy këta me rekorde të theksuara kriminale. Deri më tani, dihet se ekzekutuesit kanë qëlluar me kallashnikov me mjetin në lëvizje e më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje dhe daljet e kryeqytetit me qëllim kapjen e autorëve. E po ashtu, janë duke u këqyrur kamerat e sigurisë, për të mësuar më shumë rreth autorëve dhe dinamikës së ngjarjes së rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb