Drejtoria e Policisë Rrugore, po vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për rritjen e parametrave të sigurisë. 5 shoferë janë arrestuar dhe janë pezulluar 46 patenta, ndërkohë që nuk kanë munguar qindra gjoba.

Policia e Shtetit ka publikuar një prej rasteve, kur polici i Rrugores ndalon makinën dhe i kërkon dokumentacionin drejtuesit. Më pas, i kërkon të bëjë një test alkooli, i cili rezulton tej normave të lejuara, ndërkohë që testi i dytë, pak pas të parit, me përqindje edhe më të lartë alkooli.

DIALOGU
Polici: Aty ku je shumë mirë, të lutem mund të ndezësh pak bllokazhin e mjetit?
Shoferi: Patjetër
Polici: Të falenderoj. Arsyeja e ndalimit është kontrolli i dokumentacionit. Kështu qenkeni shumë të rregullt dhe një test alkooli. Të lutem për 3­4 sekonda do i fryjmë pa shkëputje kësaj aparaturës. Vetëm do fryni, do nxirrni frymëmarrje
(Shoferi i fryn aparaturës së testit të alkoolit)
Polici: Fryji, fryji, fryji, edhe pak, vazhdoni. Të falënderoj, shohim edhe rezultatin, mundem? Këtu në prezencën tuaj. 0.73 mlg/litër
Polici: Zotëri do bëjmë edhe një test të dytë, testi i parë është pak i lartë.
Polici: Mos më dil nga mjeti të lutem sa të…

Qytetari 2: Sa ishte i pari?
Polici: 0.73 mlg/litër i pari
Polici: Edhe një herë
Shoferi: Edhe një herë
Polici: Fryji, fryji, fryji… Të falenderoj. Të shohim rezultatin. Testi i dytë doli 0.74 mlg/liter. Do të thotë që është në rritje. Në këto momente zotëri do të shoqëroheni pranë ambienteve të Komisariatit Nr.2 për veprime të mëtejshme.

Masat e policisë të ndërmarra në 24 orë konsistojnë në parandalimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur; Masa për mos vendosje të rripit të sigurimit; Masa edhe ndaj atyre që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara; Masa këshilluese por edhe ndëshkuese edhe për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, e të tjera masa plotësuese.

Në përmbushje të këtyre detyrave, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, nga këta:

3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur,
2 drejtues mjeti pa Leje Drejtimi.
Po në këtë kuadër janë pezulluar 46 Leje Drejtimi, nga të cilat:
5 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit,
32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara.
9 për semafor e shkelje të tjera.
Janë vendosur 283 masa administrative për mos vendosje të rripit të sigurimit.
289 masa për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime te gabuara.
Janë vendosur 33 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,
51 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si dhe 1.114 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Edhe në ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor për të gjitha shkeljet me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: