TIRANE- Lëvizjet për festa janë shtuar, jo vetëm nga kthimi i emigrantëve që kanë vendosur të jenë pranë familjeve në këto ditë, por edhe i vetë banorëve të kryeqytetit, të cilët shpejtojnë të bëjnë blerjet e fundit me qëllim që të presin sa më mirë Vitin e Ri. Por kjo ka sjellë një situatë kaotike në rrugët e vendit, sidomos nga parkimet vend e pa vend.
Një shqetësim të tillë e kanë raportuar edhe sot drejtuesit e mjeteve në zonën e Saukut ku protagonist i bllokimit të rrugës, siç shihet në një video të postuar nga JOQ është bërë as më pak e as më shumë se vetë polici. Ndërsa ka parkuar makinën në mes të rrugës, polici shihet në anën tjetër të rrugës, ndoshta duke vendosur ndonjë gjobë, por kjo gjë ka shqetësuar drejtuesit e mjeteve, të cilët janë detyruar të marrin kthesa dhe të devijojnë për shkak të kësaj ndalese.
“Ja ca bo shteti vendos gjoba per parkim dhe vet ka mbi 15 minuta qe ka blloku 1 korsi kalimi ne zonen e Saukut”, shprehet shoferi.
(ma.ar/BalkanWeb)