Debate mes tregtareve dhe policisë bashkiake dhe asaj të rendit tek tregu në Rus. Disa prej tregtarëve duke mos patur një vend për të shitur kanë dalë sërish në trotuar.

Menjëherë aty ka shkuar policia bashkiake dhe ajo e rendit për të mos i lejuar. Tregtarët kanë nisur debatet duke mos qenë dakord pasi ata nuk kanë një vend tjetër për të shitur. Tregtarët thonë se shesin aty prej 30 vitesh.

Bashkia Shkodër ka rikonstruktuar merkatën e Rusit, por tregtarët thonë se përveçse të gjitha vendet janë zënë produktet e tyre nuk janë të përshtatshme për tu shitur aty. Ata janë dakord që të lirojnë trotuaret por kërkojnë nga ana tjetër që bashkia Shkodër t’i gjejë një vend për të shitur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb