1 vit e gjysmë pas arrestimit, është ekstraduar në Shqipëri Arbër Çekaj, personi i dyshuar për trafikimin e 613 kg kokaine kolumbiane në portin e Durrësit. Çekaj, është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të vitit 2018 u kapën 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai u ekstradua në kushte të larta sigurie, ku Policia blindoi gjithë aeroportin e Rinasit, për ta dërguar më pas në burgun “313” në Tiranë. Sakaq pritet që Çekaj të dalë para gjykatës shqiptare për t’u njohur me vendimin.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari i dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Dyzeldorfi, Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar A.Ç. (K.), 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, më datë 08.03.2018, e cila ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes

Shtetasi A.Ç. (K.), në muajin shkurt 2018 në bashkëpunim me shtetas të tjerë dyshohet të ketë trafikuar një sasi të madhe lëndë narkotike, kokainë, nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb