FIER

Policia dhe ushtria ndodhen në rrugë prej disa ditësh për të ndjekur zbatimin e masave të qeverisë ndaj koronavirusit dhe pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë janë bindur.

Por ka dhe nga ata që vijojnë të lëvizin me makina. E kësaj radhe ‘trimat’ janë në Fier. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuçi për “BalkanWeb”, pothuajse i gjithë qyteti ka ndaluar dhe ka pak qyetarë që lëvizin më këmbë për të kryer nevojat e tyre të domosdoshme. Ndërkohë në postbllokun e vendosur tek “Rrepet”, policia ka ndaluar disa automjete.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb