ELBASAN – Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet nën masa të rrepta sigurie në stadiumin “Elbasan Arena”. Policia iu ka kërkuar të gjithë tifozëve të tregohen të vëmendshëm ndaj zbatimit të rregullave të vendosura, duke nisur që nga hyrja në stadium 4 orë para ndeshjes, e deri tek sendet që nuk u lejohen të kenë me vete.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar kontrollit fizik të tifozëve para hyrjes në stadium, nga ana e FNSH. Kontrolli në portat e hyrjes për në stadium është bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me mbështetje të FNSH-së.

Tifozët nuk janë lejuar të mbajnë me vete monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plastmasi në rast shiu. Në fotot e sjella nga gazetari Fatmir Popja, duket se si policët iu bëjnë kontroll të imtësishëm tifozëve dhe automjeteve të tyre.

Nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parrulla raciste dhe politike.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, janë angazhuar rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht: Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe. Ndërkohë mësohet se janë aktivizuar dhe pajisjet për ndërprerjen e sinjalit të telefonisë celulare. Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/Gent.Mullai/videos/218031911958230/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb