Policia ka vijuar në 24 orët e fundit me kontrollet me drager dhe dronë për shoferët e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

5 shoferë janë arrestuar teksa 41 leje drejtimi janë pezulluar. Ndërkohë në total vetëm në 24 orë në Shqipëri janë vendosur 981 gjoba.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA E SHTETIT

Drejtoria e Policisë Rrugore, 01 shtator 2020.

 

Gjatë 24 orëve të fundit: 41 leje drejtimi të pezulluara, 5 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 981 masa administrative.

 

Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?.

 

Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale me radar dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, 29 drejtues mjetesh u është tërhequr leja e drejtimit për shpejtësi mbi normën e lejuar, shpejtësi që varionin nga 40 deri në 60 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

 

Një drejtues mjeti që qarkullonte me shpejtësi nuk i është bindur urdhërit për ndalim dhe kur është kapur nga patrullat e policisë rrugore të Durrësit, pas testit të alkoolit ka dalë që drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit 0.29 mg/l.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb