Policia e Beratit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të kanabisit, duke arrestuar një person dhe proceduar oenalisht dhe kryeplakun e fshatit Goraj.

Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar në një zonë të pyllëzuar kultivim kanabisi, duke kapur në flagrancë 62-vjeçarin H. Q. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, uniformat blu kanë gjeturtë kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë, Berat

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Goraj”.

Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanabisit.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanabis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: