Policia ka ushtruar kontrolle Bypass-in e sapohapur të Vlorës, ku ka ndëshkuar me dhjetëra shoferë.

Uniformat blu njoftojnë se “Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit”.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Vlorës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore, për monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass-in e Vlorës, i cili është i pajisur më së miri me sinjalistikë horizontale dhe vertikale, si dhe me tre semaforë.

Radarë, dronë, alkooltestues, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara në terren, për të bërë të mundur evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 48 orëve të fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar parakalime të gabuara, shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit dhe përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Janë ndëshkuar 54 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar; 44 për shkelje të semaforit; 51 për shpejtësi tej normave të lejuara; 53 për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 25 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Mos shpejtoni e mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos kryeni parakalime të gabuara dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini të sigurt në destinacion.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb