Mediat e huaja kanë publikuar pamjet kur policia në Florida ka gjetur në motel një pedofil 22-vjeçar me një vajzë 13-vjeçe. Në pamjet e publikuara 22-vjeçari shfaqet gjysmë i zhveshur në një dhomë të errët.

Oficeri Royce James, bëri kontrolle në tre motele në zonën Edgewater të Florida-s, pasi mori një telefonatë nga gjyshja e vajzës, e cila tha se ajo nuk ishte kthyer ende nga shkolla.

Menjëherë pas telefonatës policia u hodh në veprim dhe u drejtua për tek moteli, ku skena të tilla kanë qenë të shpeshta në të kaluarën. Kamerat e trupit të policit fiksuan të gjithë skenën, që nga momenti që ai trokiti në derë, e deri tek gjetja e 22 vjeçarit Tyler Thompson pa këmishë në dhomën e hotelit.
“Ku është ajo”, pyet polici Thompson-in.

Ai përgjigjet se ajo është brenda dhe pas këtij momenti adoleshentja papritmas vrapon dhe përqafon oficerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb