Që prej mëngjesit të sotëm policia ka rrethuar Teatrin Kombëtar dhe ka larguar nga hyrja kryesore mbështetësit. Gajtë këtyre momenteve nuk kanë munguar edhe përplasjet me artistët.

Mësohet se punonjësit kanë nisur zbrazjen e orendive nga Teatri Kombëtar, për t’i lënë vend projektit të ri, ndërsa artistët dhe qytetarët protestojnë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina shprehet i vendosur për ta mbrojtur deri në fund Teatrin Kombëtar.

“Do ta rrethojmë me trupat tanë Teatrin Kombëtar. I bëj thirrje qytetarëve që në këtë moment të na mbështesin. i Ftoj në një qëndresë pa dhunë, me fjalët tona do i ‘çarmatosim. Qëndresa jonë është leksion për demokracinë”.

“Është shtëpia ime dhe e fëmijëve të mi, ne jemi rritur këtu dhe fëmijët e tyre edhe at vetë kanë ardhur në këtë shfaqje,’ tha aktori Neritan Liçaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: