TIRANE- Shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, kanë ndaluar sot shtetasin, V. F. 55 vjeç, banues në Tiranë pasi është kapur duke kaluar rrugën me semafor të kuq. Në momentin që policja rrugore e ka njohur me këtë shkelje, qytetari ka kundërshtuar duke thënë se e kishte kaluar semaforin me të verdhë.

Por ajo që e ka tradhtuar qytetarin dhe e ka çuar direkt e në burg, ka qënë teksti i alkoolit.

BISEDA NË RRUGË
Policija: Ishe me të kuq

Shoferi: U futa me të verdhë

Policja: I ke rënë edhe karrexhatës kundravajtje. Do bësh testin e alkoolit

Polici: Fry, fryj, fry. Boll

Polici: 0,71, për 5 minuta do bësh një test tjetër
Polici: Fry, fryj, fry

Polici: Testi i dytë 0,75 mg/l. Që nga ky moment jeni i arrestuar se drejtoni mjetin në gjendje të dehur
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: