TIRANE- Në sajë të ruajtjes së sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet, ndërsa ka penalizuar drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat e qarkullimit. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 23:00 të datës 5 maj, e deri sot në orën 05:30 janë marrë një sërë masash administrative për shoferët që abuzonin me shpejtësinë dhe pijen. Ndërkohë, 5 persona në Tiranë janë arrestuar, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Policia ka identifikuar vetëm dy prej shtetasve të arrestuar, shtetasit me inicialet D.K, i cili drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masën 0.66 mg/l si dhe E.I, i dehur në masën 0.77 mg/l. Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’ shihet se si këtij të fundit i vendosen prangat dhe shoqërohet në komisariat.

NJOFTIMI I POLICISË
Prej ores 23.00 te dates 05.05.2018 e deri ne oren 05.30 te dates 06.05.2018..
Kontrolle te panderprera nga Policia Rrugore e Tiranes me Radar e Drager ne rruget urbane e interurbane.
Fotot flasin vet. Shpejtësi e alkool.
5 drejtues mjetesh ne pranga pasi drejtonin mjetin ne gjendje te dehur.
37 Leje Drejtimi te pezulluara, nga keto:
23 Leje Drejtimi per shpejtesi tej çdo kufiri te lejueshem .
14 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit apo ne gjendje te dehur.
15 drejtues mjetesh per OASH per xhama te riveshur.
34 masa per mos vendosje te ripit te sigurimit dhe 7 masa per mosvendosje te kaskave mbrojtese.

6 mjete u bllokun per mos shlyerje te masave administrative nga 5 deri ne 9 masa.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: