Alba Parietti deklaroi se i ishte propozuar të kandidonte për në Senat, por ajo kishte refuzuar. “Nuk do të them se kush më pyeti, por refuzova menjëherë”, tha Parieti. Prezantuesja televizive, e ftuar në episodin e të martës së emisionit “BellaMa”, i tha Pierluigi Diaco: “Kandidatura erdhi nga një parti politike që nuk ishte partia që unë besoj, kështu që nuk mund ta pranoja kurrë për ndershmëri intelektuale.

Por edhe nëse do të kishte ardhur nga ana e partisë sime politike, gjithsesi do ta kisha refuzuar, sepse jam i bindur që politika përbëhet nga kompromise dhe unë nuk jam në gjendje të bëj kompromise të tilla. Prandaj, për lirinë time dhe për atë që është historia ime familjare nuk mund të pranoja”, tha Parieti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: