Mesditën e sotme qetësia e qytetit të Elbasanit u prish kur një i ri, në gjendje të rëndë psikologjike sic tha policia, mori para me mjetin e tij tip “Toyota”, portën hyrëse të komisariatit të policisë dhe hyri në oborr.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë pamje nga vendngjarja pak pasi ndodhi incidenti. Në video duket qartë dëmtimi në portën prej hekuri, ndërsa në godinën e policisë ka hyrje dalje të shpeshta.

NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb