Italia ka marrë suksesin e parë në kualifikuese (Euro 2024), teksa mundi 0-2 Maltën. Goli i parë erdhi nga Retegui në minutën e 15-të, lojtar i cili po gjen mjaft mirë veten në skuadrën e Mancinit. Goli që vulosi 3 pikët erdhi pak më vonë nga Pessina.

 

 

Portugalia nuk njeh aspak mëshirë, teksa në ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2024 triumfoi me rezultatin 0-6 në Luksemburg. Ekipi i Martinez nuk e vendosi në asnjë moment në dyshim sfidën, teksa realizoi katër herë në pjesën e parë, dopietë e Ronaldos dhe gola të Felix dhe Silva. Në pjesën e dytë, luzitanët vazhduan avazin me Otavio dhe Leao. Portugalia udhëheq grupin J me 6 pikë, në 2 ndeshje. Modestët nga Luksemburgu kanë grumbulluar 1 pikë, në 2 takime.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: