Portugalia është skuadra e fundit çerekfinaliste. Të besuarit e Fernando Santos eliminuan me shifrat 6-1 Kombëtaren e Zvicrës. Luzitanët vendosën sfidën në korsinë e duhur që në pjesën e parë me golat e Ramos dhe 39-vjeçarit Pepe.

Pjesa e dytë do niste si mos më mirë për portugezët, që thelluan avantazhin, përsëri me lojtarin e Benficas, Ramos. Përformanca fantastike për këtë lojtar duket se nuk kishte të ndalur, pasi “tund rrjetën” për të tretën herë, pas golave të Guerrerio dhe Akanji. “Festivali” u përmbyll nga Leao, në 90+.

Sa i takon të besuarve të Murat Yakin, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e patën të pamundur të bëjnë diçka në këtë takim, me dy futbollistët shqiptarë që ia dalin të lejnë një shije të mirë në Katar pas paraqitjeve që bënë në grupe.

Portugalia , e cila luajti pa Ronaldon titullar, do të luajë në çerekfinale ndaj surprizës së Marokut.

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: