Disa familje në Mallkuç të Bubqit në Krujë, prej 21 shtatorit të 2019 ose 26 nëntorit janë në çadra ose konteinerë teksa denoncojnë se shteti nuk i ka ndihmuar

Ish- deputetja Oriola Pampuri ka vizituar banorët për t’u njohur me shqetësimet e ty, teksa një prej tyre, Indrit Preni thotë se ka 9 muaj në çadër e askush nuk është parë më nga Bashkia dhe Komuna.

Indrit Preni: Jam Indrit Preni. Siç e shihni vetë, mbrapa tërmetit ç’kanë ardhë në fillim të tërmetit, kanë 9 muaj gati 1 vit, s’është t’u pa kush më as nga Bashkia as nga Komuna. Bashkia ma ka nxjerrë DS4.
Desilda Preni: Që ditën e tërmetit, domethënë që kur ka rënë tërmeti, ne jetojmë në atë kontenier, që na e kanë sjellë por me kushte të vështira. Deri tani s’kemi parë gjë, për shëmbull me ardhë me na thënë do bëhet këtu apo do bëhet atje, po qef prej vendit tim nuk kam me lëviz prej këtu.
Orjola Pampuri: Po ndërkohë kërkohen të merren masa për higjenën, ndërkohë në atë vend ku ju jetoni ishte aq i vogël sa vetëm masa higjene…
Desilda Preni: Me atë po përpiqemi t’i mbajmë sa më pastër.
Orjola Pampuri: Po ndërkohë që 5 veta në një çadër është e vështirë…
Desilda Preni: E vështirë është po ça të bëjmë.

Ndërkohë Martin Jaku, kryefamiljar ka denoncuar se shteti nuk lejon ndërtimin e shtëpisë së tij nga fondacionet fetare. Ai thotë se tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit i shkatërruan shtëpinë, kurse Bashkia e Krujës i kërkon 5 mijë euro për leje ndërtimi.

Ai tregon se fondacione fetare i premtuan se do e ndihmojnë për shtëpinë, madje duke sjellë ustallarë dhe inxhinierë nga jashtë shtetit, por për të Bashkia po bëhet pengesë.

Jaku tregon se nëse do i kishin dhënë lekët do e kishte bërë shtëpinë pa nevojën e kujt por pa shtëpi, me 7 anëtarë në familje atij i kërkohen dhe 5 mijë euro nga Bashkia që nuk i ka.

Martin Jaku: Jam Martin Jaku, banues i fshtait Mallkuç, lagjja Tarin. Në muajin shtator ra tërmeti dhe më shkatërroi shtëpinë, edhe më erdh komuna. Do të marrësh inxhinierin. I shkrujta inxhinierit, inxhinieri nuk më erdhi. Ditën e fundit vjen inxhinieri te një shtëpi këtu me një fjalë, se ka shtëpiat në Mazhe ai, ka 3 shtëpia, i ka bërë vetë, dhe më tha mua nuk marr urdhër nga ty, marr nga kryetari i komunës. Ore kam shkrujt emrin. Ore nuk vij, tha. Tani mu më thanë ca të fesë, me një fjalë, që mund të më ndihmojnë për shtëpinë, e kështu, se shkoi vonë. Edhe shko, duam leje ndërtimi tha. Duam një leje ndërtimi tha, se inxhinierët dhe ustallarët i biem nga jashtë shtetit. Edhe unë atë ditë çova gruan me vajzën, se isha i angazhuar me punë. Shko atje në bashki e tha ne nuk na e kanë pru zyrtare. Leja e ndërtimit bënë 5 mijë euro. Edhe unë fola me këta. Unë tha të jap paret ty o Martin, të bëj shtëpinë ty, e nuk mund t’i jap 5 mijë euro shtetit!
Orjola Pampuri: Domethënë kushtet janë këto që janë, këto që shohim ne?!
Martin Jaku: Këto që janë…
Orjola Pampuri: Këtu ti jeton me fëmijët, me bashkëshorten, tani vjen dimri…
Martin Jaku: Jam vetë i 7-ti. Unë vetë i 5-ti, 2 motrat 7. Jemi katandisur kështu dhe nuk kemi asnjë shpresë, e themë publikisht këtu. Të më kishte dhënë paret, e kisha bërë shtëpinë unë, edhe më fundërrina në fshat e kishte bërë shtëpinë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb