16 pikë diferencë me Man.City e vendit të dytë në 22 javë kampionat, e të mëndsh që janë edhe një ndeshje më pak se “qytetarët”. Shifrat e Liverpool janë të pabesueshme këtë sezon, 21 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje, një ecuri perfekte që i afron “The Reds” gjithnjë e më shumë me titullin kampion.

Të gjithë duken të dorëzuar përballë “furive të kuqe”, kapitullon pa kushte në “Anfield” edhe Man.United. Van Dijk realizoi golin e parë për ekipin e Klopp në minutën e 14-të ndërsa gjatë pjesës së parë ishte VAR që i hoqi golin e dytë Firminos.

“Djajtë e kuq” u përpoqën të bënin diçka në pjesën e dytë për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë, u hodhën të gjithë në sulm deri në sekondat e fundit por u kapën “mat” nga Momo Salah që realizoi dhe golin e dytë. Me një asisit të Alisson nga porta, sulmuesi egjiptian u shkëput shpejtë në sekondat e fundit të shtesë duke hipotekuar këtë sukses të pastër të Liverpool.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb