Refik Halili dhe Gaz Demi ndezin derbin e kryeqytetit. Dy presidentet besojnë se ekipet e tyre do të dalin fitues, e vetmja gjë ku bashkohen është fakti që kjo pritet të jetë një ndeshje e bukur, të paktën kështu shpresojnë. Numri një i klubit bardheblu përveç ekipit në fushë është i shqetësuar për mbarëvajtjen e ndeshjes më të rëndësishme të futbollit shqiptar, këtë herë Halili është i sigurt se ekipi do të thyej më në fund tabunë në derbi, ku nuk njohin fitore prej më shumë se 5 vitesh:

Pavarësisht fillimit jo pozitiv që ekipi i tij i ka bërë sezonit, Gaz Demi beson se Partizani do të reagoj në derbi, do të bëjë atë që di më mirë, të fitoj. Presidenti i klubit të kuq nuk pranon kritika për ekipin, është vetëm fillimi i sezonit dhe është herët të dalin në përfundime:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb