Në emisionin ‘Open’ në ‘News24’, analisti Andi Bushati komentoi procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gjatë intervistës, Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka vendosur se kush do të jetë figura e re e Presidentit të vendit dhe se sipas tij do të dalë nga ‘shtrati politik’ i kryeministrit.

Bushati: Mendoj që çdo emër që ka dalë është spekulim, njeriu që ka në dorë dhe gurin dhe arrën ka një kënaqësi perverse ta ruajë deri në momentin e fundit, emrin. Është një njeri që do të dalë nga shtrati politik i Edi Ramës, ndaj të gjitha emrat që kanë dalë janë spekulime.  Emri do të dalë nga mënga…Problemi qëndron në faktin se do të ishte hipokrizi ti kërkoje Ramës të mos vinte atje kukullën e vet, por të paktën para zgjedhjes këtë kukull t’ja linte shqiptarëve, bën apo nuk bën. Të caktohet emri sot dhe të votohet nesër është kulmi dhe më kujton ato ministre që thonin e morëm vesh nga televizioni. Do e dijë ditëziu që e kanë caktuar president apo do ta marrë vesh nga TV.

Klosi: Unë e mendoja çfarë do të thoshte Bushati, nuk është gjë e re, por s’e kuptoj ku është opozita në këtë pjesë dhe ku është komenti që ne i kërkuan opozitës. Mund të merreni me PS mënyrën se si e çon vendimmarrje e saj dhe nuk besoj se ka parti tjetër në botë që vendimmarrja të merret nga kryetari i partisë. Ju mund të bëni komente, por ajo mënyrë na ka bërë ne fitues.

Bushati: Zgjedhjet po fiton edhe Putin, Orban. Ne na voton populli thonë…Kam dëgjuar në fillim të këtij mandati Rama tha ne kemi marrëdhënie me njerëzit. Këtij populli mund t’i tregoheni pak më dashamirës që mos e vendosni sot dhe të mos e bëni fakt nesër. Një njeri që do mbajë peshën dhe do vërë firmën për të ndarë detin me Greqinë , s’mund të trembet nga fjalët tona.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: