GAMBIA– Presidenti historik i Gambias, Yahya Jammeh është arratisur nga vendi duke marrë me vete 11 milionë dollarë nga arka e shtetit. Pas disa javësh tensioni që sollën shpërthimin e luftës civile dhe ndërhyrjen ushtarake të fqinjëve afrikanë, Yahya Jammeh pranoi humbjen dhe është larguar nga vendi për ti lënë vendin rivalit të tij politik, Adama Barrow.

Presidenti Yahya Jammeh, qëndroi plot 22 vite në pushtet dhe u detyrua të largohej, pas humbjes së zgjedhjeve dhe pas presionit të ushtrive afrikane të cilat janë zotuar ta largojnë me forcë.

Ndërkohë, përfaqësues të presidentit të ri i cili bëri betimin jashtë vendit, pasi rivali i tij nuk pranonte të linte postin thanë se në arkën e shtetit mungojnë një shumë parash prej 11 milionë dollarësh. Zyrtarët e rinj të mbërritur në vend dhe që zbuluan zhdukjen e parave thanë se arkat e shtetit janë praktikisht bosh dhe se kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave dhe banka qendrore e vendit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: