Ndeshja mes Kano Pillars dhe Dakada, e vlefshme për kampionatin nigerian nuk ka përfunduar siç duhet.Në minutën e 92-të, presidenti i vendasve të Pillars ka zbritur në fushë dhe ka detyruar arbitrin të anullojë golin e pësuar nga skuadra e tij. Nën presion, kryesori ka vendosur që goli të cilësohej si jo i rregullt.

Episodi nuk ka kaluar pa u vënë re dhe çështja e ndeshjes ka përfunduar në zyrat e Federatës Nigeriane të Futbollit. Kjo e fundit pezulloi presidentin, masë kjo paraprake, deri në një konkluzion të dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: