Është bërë virale video e takimit të presidentit amerikan Donald Trump me familjen shqiptare Xhaferi, në Shtëpinë e Bardhë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të nismës humanitare ‘‘Make-A-Wish Foundation’’, e cila i kushtohet fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim emocional, Trumpi shprehu vlerësim të veçantë për djalin e madh të familjes, i cili është në karrige me rrota.

Presidenti amerikan theksoi se djali përbën frymëzim për shumëkënd.

Trump i dhuroi djaloshit shqiptar edhe një monedhë si kujtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb