Presidenti Ilir Meta ishte vetë sot i pranishëm në stadiumin ”Air Albania” për t’i dorëzuar kupën e titulli kampion KF Tiranës.

Ai mbante veshur poshtë kostumit një bluzë bardh e blu të ekipit. Ceremonia u mbajt në përfundim të veshjes pas barazimit 1-1 të Tiranës me Bylisin e Ballshit.

Tirana pas disa vitesh fitoi titullin kampion pikërisht në vitin kur kryeqyteti mbush 100 vjeç.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

Presidenti Meta i dorëzon kupën ekipit kampion “FK Tirana”, me rastin e fitimit të kampionatit kombëtar të futbollit shqiptar 2019-2020

*29 korrik 2020

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ishte i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis FK Tirana dhe ekipit të Bylisit të Ballshit, që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare” të kryeqytetit.

Presidenti Meta, i cili mbante veshur fanelën bardhë e blu të ekipit të F.K Tirana, pas përfundimit të ndeshjes, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit i dorëzoi kapitenit të nderit për sonte Erando Karabeci Kupën e 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit, të fituar me plot meritë nga ekipi bardheblu, pikërisht në 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb