Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duket se është një fanse e zjarrtë e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Këtë ajo e ka bërë të ditur gjatë takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e samitit të Bashkimit Europian ku po diskutohet edhe procesi integrues i Ballkanit Perëndimor.

Teksa ishte në krah të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, von der Leyen dhe kolegët janë ftuar të marrin pjesë në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë.

“Shpresoj se do t’ju kemi në kohën kur në Kosovë do të zhvillohet festivali Sunny Hill, i cili po sjell një formacion të mrekullueshëm dhe gjithashtu ju z.President, jeni të ftuar të gjithë”, tha presidentja e Kosovës.

Von der Leyen pastaj iu drejtua kolegëve duke thënë se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare, pra Dua Lipës.

Këtu Osmani nxitoi t’i tregojë emrin e artistes presidentit francez, duke i thënë se është nga Kosova.

“Dua Lipa, nga Kosova”, ishte sqarimi i saj për Macronin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb