Ekipi shqiptar i minifutbollit amator, Prestige, zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e parë, në kompeticionin “Champions League 2018”. Në takimin e parë, ndaj boshnjakëve të Kontakt, ekipi shqiptar shkëlqeu, duke fituar me shifrat e thella 7-0.

Dy golat e parë, u shënuan në pjesën e parë, nga kapiteni Hysenbelliu, në minutën e 9-të, si dhe Shima në të 13-tën. Më pas, në pjesën e dytë, erdhi edhe “shkërmoqja” e kundërshtarëve. Peposhi, Dajti, Xhanija, shënuan nga një herë, ndërkohë që plotësuan dopitat personale, Hysenbelliu dhe Shima.

Prestige, do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër sot, në orën 14:00, ndaj rumunëve të “Coriolan Bacau”, ndërkohë që, ditën e nesërme, Prestige do të luajë ndaj ekipit izraelit të “Mexican”, për të mbyllur ndeshjet në grupe.

hysenbelliu goli i pare on Vidnews.

Burimi: Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb