Në kushtet e pandemisë globale si pasojë e COVID-19, dhe mbyllje e kufijve për të lëvizur jashtë vendit, ‘Prestige Resort’ është kthyer në një destinacion relaksi për shumë pushues në këto ditë vere.

Nën rrezet e diellit, pranë kaltërsisë së detit , të mahnitur nga bukuria dhe qetësia që “Prestige Resort” ofron, ata kalojnë orë të bukura larg zhurmës dhe stresit të qyteteve, duke gjetur freskinë gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Krahas pushuesve vendas, të shumtë janë edhe turistë nga Kosova, që këtë vit kanë zgjedhur “Prestige Resort” si zgjedhje e parë për të kaluar pushimet e tyre. Ata shprehen se kanë gjetur këtu komoditetin, shërbimin e ambjentet njësoj si në resortet turke. Të kënaqur me gjithcka, ata thonë se ‘Prestige resort’ ka cdo gjë për një resort që i përshtatet kushteve mesdhetare duke plotësuar cdo pritshmëri të turistëve, dhe thonë se e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre.

Pishina me ujë deti, akuaparku, ambientet për fëmijë dhe për të rinj janë nga më të mirët në vend, duke ofruar një relaks ndryshe. Por nuk ngelet pas as stafi i resortit, i kualifikuar për shërbim elitar.
Siguria brenda ‘Prestige resort’ është një ndër gjërat që vlerësohet më tepër nga pushuesit për të kaluar pushime të qeta, ndërsa stafi është kujdesur në plotësimin e protokollit edhe në këtë kohë pandemie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb