Prestige dhuroi spektakël në miqësoren e zhvilluar përballë Stupovit, një fitore me “poker” golash, në një sfidë që dhuroi jo pak emocione. Pas miqësores me Kombëtaren kundër Malit të Zi, ku një pjesë e mirë e lojtarëve vijnë nga Prestige, ekipi i Hysenbelliut zbriti në kompleksin “Skënder Halili” për një tjetër test prove, një miqësore me aromë Championsi kundwr ekipit malazez, pasi aty është objektivi kryesor i këtij ekipi model, të arrijë të fitojë trofeun më të rëndësishëm në rang klubesh në minifutboll, pasi më herët kanë prekur fazën gjysmëfinale, si asnjë ekip tjetër shqiptar.

Shima dhe Kurpali ishin në formë shumë të mirë teksa shënuan nga një “dopjetë” për kokë. Miqtë kaluan të parët në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa në minutën e 19-të Shima barazoi shifrat në 1-1.
Në të dytë, ekipi i Prestige ishte i pandalshëm teksa në të 40-të Shima kompletojë “dopjetën” e tij personale. Kurpali mori stafetën duke realizuar dy herë të tjera për ekipin e Prestige në minutat 47, 50 duke sigluar shifrat përfundimtare në 4-1.

SKEDA E NDESHJES –

Prestige – Stupovi 4-1

Golat: Shima 19′ 40′, Kurpali 47′ 50+’

Prestige: Xhaferi, Hysenbelliu, Vasha, Shima, Kurpali, Skënderi/ Biba, Limani, Dajti, Gjoni, Çakrri, Ismaili, Zaimi. Trajner: Olsi Xhaferi.

Stupovi: Koprivica, Pejoviç, Radoviç, Vujosheviç, Otasheviç, Vidakoviç. Trajner: Dragan Mugosha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb