Në “Kukës Arena” është prezantuar trajneri Skënder Gega,  një rikthim në stolin e skuadrës verilindore. Por risia tjetër ishte prezantimi i aksionerit të ri Marsel Braka, i cili ka blerë aksionet që kishin mbetur në pronësi të Bashkisë.

Presidenti i Nderit, Safet Gjici, u shpreh se tani fillon një epokë e re: “Ne duam titullin kampion, i kemi të gjitha kushtet dhe financat. Me aksionierin e ri, do të luftojmë të bëjmë një ekip të denjë për të ecur para në Conference League. Urojmë që të fitojë Laçi në Kupën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, i uroj suksese Gegës në misionin e vështirë. Do të ketë ndryshime në strukturën e klubit, sidomos në menaxhim. Besoj te Gega, në ndryshimin dhe menaxhimit të klubit. Duhet të mobilizohemi me të gjitha forcat për të nisur që tani me merkaton.

Është e pafalshme dhe e pa tolerueshme që, me të gjithë investimet e medha në klub dhe në stadiumin, nuk kemi rezultate, pasi klubi nuk ka funksionuar.

Trajneri që iku nga Kukësi do të largohet bashkë me stafin. Sezoni i ri do të jetë vit i kuksianëve për të sjellë një titull të dytë në Kukës. I uroj suksese Gegës dhe aksionerit të ri Marsel Braka.”

Ndërsa Skënder Gega falënderoi Gjicin:

Unë kam qenë pjesë e Kukësit, por jo në një periudhë të mirë, jo të Kukësit, por e imja. Është një fjalë që shansin e parë ta shfrytëzosh dhe të mbeten marrëdhëniet e mia që edhe një herë të vijë shansi i dytë. Është përgjegjësi e madhe, ndihem shumë i respektuar. Me punë dhe me korrektësi profesionale asgjë nuk na mungon që Kukësi të shkojë atje ku e meriton.”

Investimet – “Nuk është sekret, përfshirë investimin kolosal për këtë stadium. Kukësi është larg Tiranës, siç është Korça, Saranda apo Vlora. Infrastruktura dhe mbështetja financiare e Kukësit nuk mungon për çdo futbollist profesionist që të vijë këtu.”

Bisedimet – “Çdo gjë do të bisedohet me klubin. Do të ulemi me drejtuesit për të gjetur ku është më e mira. Të shohim me klubin me detaje të shohim grupet që do të jenë. Grupi që vazhdon ta ketë kontratën, ai grup që i ka mbaruar kontrata dhe pjesa tjetër se cili do të vijë.”

Kupat e Europës – “Shpresoj që ne nesër të jemi pjesë për Kupat e Europës, të fillojmë punën për të qenë një klub solid dhe me shumë pretendime.”, përfundoi Skënder Gega.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb