Veriu i Shqipërisë këtë të mërkurë është zgjuar me prezencë bore për shkak të uljes së temperaturave.

ARRSH njofton se borë ka rënë në orët e para të mëngjesit në Tropojë, Kukës, Kuben Vasije, Qafë Mali Fierzë, Fushë Arrëz-Kalimash.

Nga ana tjetër në njoftim thuhet se qarkullimi vazhdon normalisht dhe s’ka probleme në asnjë prej akseve.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Reshje bore në Veri ?
?Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore.
?Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë ? janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore ❄️
Qarkullimi vazhdon normalisht ?
#UdhëtoniMeKujdes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb