Shkupi është matematikisht kampione në Maqedoninë e Veriut. Kjo skuadër fitoi sot 2-0 ndaj Renovës, në një sfidë me shumë vuajtje.

Për të parë golin e parë na duhej të prisnim minutën e 81-të. Më pas, shkupjanët bënë gjithçka mirë edhe në fund, pasi gjetën golin e sigurisë.

Kjo fitore kampionati vjen pas 2 dekadash pritje. Shkupi ka bërë një sezon fenomenal, ku pas 29 ndeshjesh, ka grumbulluar 71 pikë, duke lënë prapa emra të rëndësishëm si Shkupi.

Skuadra ka provuar shijen e humbjes vetëm 2 herë këtë sezon, ndërsa ka barazuar 5 herë, sakaq numëron 22 fitore.

 

 

Kjo arritje me siguri do festohet shumë, me tifozët që tashmë kanë filluar të organizohen.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb