Moti i keq që ka përfshirë vendin dhe reshjet e dëborës kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të vendit. Problematike paraqitet situata në aksin Përrenjas-Librazhd, ku prej disa orësh automjetet kanë mbetur të bllokuara në rrugë.

Ndonëse janë të detyruar të qëndrojnë në rrugë, prej gati 3 orësh, pa mundur të lëvizin as disa metra, drejtuesit e mjeteve thonë se nuk kanë asnjë shpjegim për arsyen e këtij bllokimi.

“BalkanWeb” ka siguruar foto nga pamjet nga terreni, ku vihet re radha e gjatë e mjeteve të bllokuara në rrugë.
Pritet ndërhyrja e autoriteteve përgjegjëse për normalizimin e situatës dhe zhbllokimin e trafikut, ndërkohë që edhe pak minuta ndajnë nga nisja e orës policore të vendosur në kuadër të masave anti-COVID.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb