Ish- deputeti i PD, Endri Hasa me anë të një video ka ballafaquar deklaratat e Ramës më 3 prill dhe dy javë më pas më 27 prill lidhur me numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Rama më 3 prill thoshte se projeksioni i Shqipërisë pa mbrojtje është një katastrofë me 18 mijë të vdekur por Shqipëria sot ka 30 viktima gjithsej nga COVID-19. Për më tepër Rama dje e mohoi që ta ketë thënë diçka të tillë por Endri Hasa këto i quan mashtrime dhe predikime të Ramës që duhet të lejojë testimet masive si dhe testimet masive të antitrupave për të çliruar njerëzit nga karantina.

 

STATUSI I ENDRI HASËS

Dëgjojeni kllounin ? se si mashtron dhe sdi cfarë flet. Konfuzion dhe hatanë e ka bërë ai në trurin e tij të mbrapshtë duke predikuar se si do mbusheshin rrugët me 18.000 të vdekur nga mortja e shekullit.

Kllouni ? ti lërë shfaqet, të shtojë testimet dhe të lejojë menjëherë fillimin masiv të testimit të antitrupave për kuptuar më qartë gjendjen që të fillojë të çlirohen njerëzit nga mbylljet dhe hapjet e karantinës me Facebook. ?


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb