Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka reaguar mbi situatën e zjarreve në Shqipëri duke akuzuar drejtpërdrejt kryemiinistrin Rama.

Me një postim në Facebook Tabaku akuzon kryeministrin se po përdor paratë e buxhetit të shtetit  për PPP-të ndërkohë që shqiptarët janë në mëshirën e fatit.

 

Postimi në Facebook

Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave.

Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: