Një deputet i ri venezuelian është gjunjëzuar para së fejuarës së tij për t’i kërkuar të martohen, e gjithë kjo drejtpërdrejt para papa Françeskut, i cili priste një delegacion të parlamentarëve katolikë, theksoi sot media italiane.

Dario Ramirez u prit të dielën, i shoqëruar nga parlamentarë të tjerë katolikë, në sallën Clementine, në Vatikan, nga papa Françesku.

i kërkon të martohen para… papa Françeskut!

Duke përshëndetur papën argjentinas, në praninë e të fejuarës së tij, ai është gjunjëzuar papritur para kësaj të fundit për t’i kërkuar dorën.

Sipas një videoje të publikuar në faqen në internet të të përditshmes italiane “Il Fatto Quotidiano”, kjo kërkesë për martesë u shoqërua nga duartrokitjet e personave të tjerë të pranishëm para një pape fillimisht të befasuar dhe më pas i kënaqur dhe i cili u ka buzëqeshur dy të rinjve duke i përshëndetur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb