Të dielën në Saint Luis të Missouri, SHBA, është protestuar kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson, e cila në një deklaratë përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici.

Por ajo që bëri përshtypje ishte reagimi i një çifti. Ata dolën të armatosur përpara shtëpisë së tyre, ndërsa protestuesit paqësorë po kalonin. Disa filmuan gjithë ngjarjen me habi, të tjerë protestues u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë. /VOA/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: