Ish-kryeparlamantarja Jozefina Topalli i është bashkuar këtë pasdite takimit që po zhvillon kreu i PD, Sali Berisha, me gratë e LDSH.

Në një mesazh në takim, demokratja Topalli është shprehur se të gjithë duhet të bashkohen në protestën e 7 korrikut, pasi sipas saj, opozita nënkupton një agjendë protestash të pafundshme.

“Fitorja kalon përmes grave, unë e kam besuar këtë me vite. Nuk ka gjë më sfiduese se të jesh në opozitë dhe ky vit ka qenë ndër sfidat më të vështira për PD. Pjesa themelore e ringritjes së PD kanë qenë nënat e zonjat në tërësi. Opozita nënkupton një agjendë protestash të pafundshme për të gjitha sfidat që secila ka në familjen e vet. Ka dy kauza që nuk lëshohen kurrë, kauza e lirisë dhe e mungesës së perspektivës për fëmijët. Ju keni ardhur këtu nga gjithë Shqipëria, në temperatura të larta dhe unë besoj se më 7 korrik një numër i madh njerëzish do vijnë. Ka shumë probleme e halle ky vend. Për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet për të ardhmen e një populli, emigrimi dhe fenomeni demografik i rritjes negative, kur numri i vdekjeve është më i madh se numri i lindjeve. Di një gjë, që gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm, kur fjala është për familjen dhe fëmijën e saj”, u shpreh Topalli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb