Një nënë në Durban, Afrika e Jugut lindore, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një ndërtesë pasi dyshohet se ishte djegur nga plaçkitësit. Në një video të publikuar nga BBC jepet momenti kur fëmija hidhet dhe arrin të shpëtojë nga nga njerëzit që ndodheshin në rrugë.

Afrika e Jugut është përfshirë javën e fundit nga disa protesta masive që janë shtrirë në pjesën më të madhe të territorit për shkak të burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma. Dhjetëra njerëz  janë vrarë dhe qindra janë arrestuar në trazirat.

Deri më tani 30 njerëz janë vrarë gjatë trazirave, katër në Gauteng dhe 26 në KwaZulu-Natal, sipas autoriteteve shtetërore dhe provinciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: