BELGJIKË

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes, u prit me një protestë të heshtur gjatë një vizite jo zyrtare në spitalin “Saint-Pierre” në Bruksel. Personeli mjekësor, i vendosur në dy rreshta dhe i veshur me pajisje mbrojtëse, ktheu shpinën kur kaloi makina e kryeministres.

Sipas mediave lokale, infermierët dhe mjekët e Departamentit të urgjencës protesuan ndaj kryeministres Wilmes duke i kthyer shpinën ndërsa ajo po hynte me automjetin e saj në spitalin Saint-Pierre në Bruksel.

Punonjësit e shëndetësisë thanë se protestën e zhvilluan për të tërhequr vëmendjen mbi ndërprerjet për sektorin shëndetësor që Wilmes ka kryer në periudhën kur ishte ministre përgjegjëse për buxhetin.

Politics National Safety Council Covid 19
Politics National Safety Council Covid 19

Ndërsa Wilmes tha se duhet të bëhen rregullime të reja lidhur me personelin shëndetësor pas situatës së krizës që shkaktoi pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).
Pas një takimi me përfaqësuesit që organizuan protestën, Wilmes theksoi rëndësinë e dialogut.

Në Belgjikë, me 345 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 54.989 ndërsa numri i vdekjeve është rritur në 9.005.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb