Qindra mijëra protestues në Sri Lanka, të cilët u futën në rezidencën zyrtare të Presidentit Gotabaya Rajapaksa, kanë gjetur miliona rupi brenda institucionit.

Në një video që po shpërndahet në rrjetet sociale, shihen protestuesit, teksa numërojnë kartëmonedhat e gjetura. Paratë e gjetura thuhet se do t’u dorëzoheshin njësive të sigurisë.

Protestuesit të shtunën hynë në rezidencën e Rajapaksa-s, në zonën qendrore të sigurisë së lartë Fort të Colombo-s, pasi thyen barrikadat, dhe kërkuan dorëheqjen e tij, teksa vendi po haset me krizën më të rëndë ekonomike në dekadat e fundit.

Ndërkaq, një grup tjetër protestuesish hynë në rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe dhe i vunë flakën.

Komunikimi i tij i vetëm ka qenë me kryetaren e parlamentit Mahinda Yapa Abeywardena, e cila njoftoi të shtunën vonë në mbrëmje se Presidenti do të jepte dorëheqjen të mërkurën më 13 korrik.

Kryetari do të bëhet ushtrues i detyrës së Presidentit në mungesë të tij dhe Kryeministrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb