Një akt provokues ka ndodhur në ishullin grek Kastelorizo, pak kilometra larg tokës turke pasi flamuri bardh e blu me kryq u njollos nga një dron.

Sipas dëshmive të banorëve, në orën 07:00 të mëngjesit i shqetësoi një dron që fluturoi për 40 minuta në ajër. Ai kishte altoparlantë që luanin himnin e Turqisë, teksa u afrua dhe hodhi bojë të kuqe mbi flamurin grek që është ngjyrosur në një nga shkëmbinjtë e fshatit.

Greqia mendon se është një provokim por para konfirmimit po heton nëse droni ka ardhur nga toka turke, që ndodhet shumë afër ishullit apo nga brenda ishullit.

Ky akt ndodh në mes të tensioneve Greqi-Turqi, për Mesdheun Lindor, aty ku ndodhet dhe ishulli i Kastelorizo që prej vitesh ndjen këto përplasje shtetërore si dhe rrymën e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb