Gjatë konferencës për media, pas një vizite te shkolla “4 Dëshmorët”, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve, nuk kanë munguar dhe incidentet me kryeministrin Edi Rama.

Një gazetare, që ndodhej ngjitur me të, ishte pa maskë në konferencë. Ky detaj nuk i ka munguar kryeministrit Rama, i cili i është kthyer gazetares dhe e ka pyetur për maskën, duke i thënë: “Pse nuk ke maskë? Ik merre”.

Ndërkohë, siç shihet dhe në video, pas kësaj fjale të kryeministrit, gazetarja është larguar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb