Ditën e djeshme mediat online kanë publikuar një lajm ku thuhej se ishte arrestuar koreografi i njohur Albi Nako. “Xing” ka siguruar një video nga momenti kur Nako ndodhet në një event dhe forcat e rendit, hyjnë me shpejtësi midis turmës për të arrestuar koreografin.

Me maska dhe armë në duar, forcat e rendit kanë hyre parapritur mes turmës së njerëzve, ndërsa Nako nuk shihet t’u ketë bërë rezistencë.

Të gjithë u shqetësuan çfarë ka ndodhur me Albin dhe cila ishte arsyeja e arrestimit të tij, por gjithçka ka qenë e planifikuar nga vetë koreografi.

Atë ditë balerina Alba Hoxha festonte ditëlindjen dhe Albi e ka surprizuar duke e trembur fillimisht me këtë skenë e më vonë duke i sjellë tortën me qirinj.